Mjekimi i të moshuarve, botohet protokolli

16/11/2011 00:00

Të moshuarit nuk do të mjekohen më sipas dëshirës së mjekëve, që për të njëjtën diagnozë shpesh japin mjekime të ndryshme.

Ministria e Shendetesise ka prodhuar protokollin, qe percakton qarte numrin dhe llojin e analizave qe duhet te bejne ata per semundjet perkatese.Te gjithe mjeket e familjes dhe ata te pergjithshem do te kene ne dore per here te pare protokolle te gatshme te trajtimit te semundjeve, qe prek me teper moshen e trete, si semundjet e zemres, diabeti, crregullimet gastro-intestinale e shendeti mendor.

“Edhe suksesi në trajtimin e kësaj kategorie është një sukses që ka lidhje me jetëgjatësinë. Cdo betejë e fituar në trajtimin e cdo të moshuari do të thotë jetë e gjatë e fituar”, tha ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.

Protokolli percakton edhe parametrat dhe treguesit e analizeve per secilen semundje, shoqeruar me diagnozen perkatese, duke qene edhe nje ndihme profesionale per mjeket. Keto protokolle jane hartuar nga nje grup pune me mjeke te njohur shqiptare,  te cilet kane shfrytezuar te dhenat epidemiologjike kombetare dhe ato boterore.

Top Channel