Marseja kërkon Militon

16/11/2011 15:00

Olimpiku i Marsejës kërkon të blejë Diego Militon. Lajmi publikohet nga e përditshmja franceze ‘Le Parisièn’, e cila citon një deklaratë të një prej agjentëve të Militos, të cilët nuk e përjashtojnë mundësinë e largimit të tij nga Interi.

Diego Milito pëlqehet shumë nga trajneri Didièr Deshamps dhe konsiderohet si elementi ideal për repartin e sulmit. Megjithatë Olimpiku i Marsejës duhet të presë vendimin e futbollistit për të nisur tratativat me zikaltrit.

Ndërsa pret zgjidhjen e kësaj cështje, Marseja mendon edhe për alternativa të tjera dhe vëmendja vazhdon të qëndrojë në Serinë A. Emrat më të përfolur kohët e fundit në ambientet e Olimpikut të Marsejës janë Amauri, Kualjarela, Jakuinta dhe Luka Toni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA