F1 në Teksas, ndërpriten punimet

16/11/2011 15:20

Punimet për ndërtimin e pistës së Formula 1 në Ostin të Teksasit ndërpriten dhe shkak për këtë është bërë mungesa e kontratës. Organizatorët e kësaj gare deklaruan se ende nuk kanë firmosur asnjë dokument që sigurojnë përfshirjen e saj në Botëorin e vitit 2012.

‘Kemi bërë shpenzime të mëdha për ndërtimin e pistës dhe ne jemi të shqetësuar se nuk kemi nënshkruar asnjë kontratë. Ne besojmë se SHBA është një vend vital për Formula 1, skuadrat dhe sponsorët dhe shpresojmë që të mos mbetemi pas. Mbi 100 mijë persona kanë shprehur interes për garën në Ostin duke kërkuar të blejnë bileta vetëm për Formula 1”, deklaroi Bobi Epstejn, një prej organizatorëve.

‘Është në interesin e të gjithëve që kjo cështje të zgjidhet sa më shpejt. Biznesi vendas, tifozët, madje dhe vetë drejtuesit më të lartë të shtetit të Teksasit po presin shume nga ne”, deklaroi Red Mekkombs, presidenti i një prej kompanive që kanë marrë përsipër ndërtimin e pistës së Ostin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA