Euro 2012 do të ketë të paktën një grup ferri

16/11/2011 16:45

Spanja, Gjermania, Portugalia e Franca mund të përfundojnë të gjitha në një grup në Europianin e vitit 2012.

Është vetëm një ndër mijëra kombinimet që mund të ofrojë shorti, por duke parë mënyrën se si janë shpërndarë skuadrat në vazot e shortit, është e sigurt që do të krijohet një grup “vdekjeje”.

Me vendosjen si kokë grupi të dy organziatoreve, Polonisë dhe Ukrainës, vazon e parë e plotëson Spanja dhe Holanda. Me Gjermaninë, Italinë dhe Anglinë në vazon e dytë, është e sigurt të paktën një përballje e fortë ose më shumë midis skuadrës së parë dhe të dytë.

Portugalia në vazon e tretë dhe Franca në të katërtën, do të jenë dy kombëtaret e tjera që mund të formojnë një grup të tmerrshëm. Nga ana tjetër, disniveli në forcën e grupeve mund të jetë shumë i madh, pasi mund të ndodhë edhe e kundërta, që ndërsa diku formohet grup “vdekjeje”, një tjetër të jetë shumë më i dobët.

Kështu, goglat mund të vendosin së bashku Poloninë, Rusinë, Greqinë dhe Irladën, në atë që do të ishte kundërshembulli tipik i “grupit të ferrit”.

Me përfundimin e ndeshjeve të plejofit ditën e martë, u përcaktua edhe shpërndarja e skuadrave në grupe, e cila vazo, për shortin që do të mbahet në dhjetor.

Vazo 1: Spanja, Hollanda, Polonia dhe Ukraina

Vazo 2: Gjermania, Italia, Anglia, Rusia

Vazo 3: Kroacia, Greqia, Suedia, Portugalia

Vazo 4: Danimarka, Franca, Irlanda, Republika Ceke

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA