Mbrojtësi i Romës, Nicolas Burdisso, mund të ketë mbyllur përpara kohe sezonin, pas një dëmtimi të pësuar në ligamente duke luajtur me Argjentinën.
Shkalla e rëndë e dëmtimit u konfirmua në një komunikatë të Federatës Argjentinase të Futbollit. Pritet që 30-vjeçari t’i nënshtrohet së shpejti një operacioni, ndërsa afati i parashikuar për riaftësimin është prej 4-6 muajsh.
Dëmtimi ndodhi në minutën e 34 të ndeshjes kualifikuese të Botërorit, midis Argjentinës dhe Kolumbisë. Pas një përplasje me James Rodriguez, lojtari mbeti i shtrirë në fushë, gozhduar nga dhembje të forta.
Argjentinasi do të rikthehet në klubin e tij në Romë gjatë javës për të vazhduar terapinë riafëtësuese, por tashmë skuadra e trajnerit Guardiola duhet të fillojë të mendojë për një përforcim të mundshëm në merkaton e janarit.
Top Channel