“Rebelohen” peshëngritësit

15/11/2011 15:35

Peshëngritësit shqiptarë që i dhanë Shqipërisë për herë të parë 4 bileta për në Londër 2012 shfrytëzuan një takim falenderimi të organizuar nga Ministri i Sporteve, Aldo Bumçi, për të renditur problemet dhe pakënaqësitë e tyre.

“Dëshiroj t’ ju them që ka një fond shtesë nga Ministria prej 4.5 milionë lekësh të reja që do të përdoren”, theksoi Bumçi.

Peshëngritësja Romela Begaj ndërhyri duke vënë në dukje se mungojnë shpërblimet për sportisët fitues të medaljeve: “Shpresoj që këto medalje që janë marrë të shpërblehen sepse ne kemi probleme dhe nuk po i marrim shpërblimet tona.”

Të njëjtën gjë theksoi edhe peshëngritësi Erkand Qerimaj: “Qeveria duhet të bëjë diçka për trajtimet tona: rrogat, shpërbime etj. Ka ardhur momenti që të ndryshojnë gjërat. Ne do shkojmë në Olimpiadë dhe duhet të trajtohemi më mirë.”

Nga ana e tij, trajneri Zef Kovaçi shprehu shqetësim për kushtet stërvitore të këtyre peshëngritësve.

“Ne nuk kemi palestra, kemi vite që na premtohet dhe jemi në vitin 2012 dhe s kemi ku stërvitemi”, tha Kovaçi.

Ministri Bumçi u përgjigj se “gjërat nuk zgjidhen brenda natës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA