
Kalaja e ndërtuar prej Ali Pashës gjatë viteve 1796 – 1798 si pajë për
motrën e tij Shanishanë, e martuar me një prej përfaqësuesve të
familjes Libohova ishte dikur monumenti më i rëndësishëm për nga
madhështia dhe struktura në të githë këtë zonë.
Kalaja e Libohovës me katër kulla shumëkëndëshe nëpër qoshet dhe murin që rrethon një sipërfaqe të gjerë, përfaqësonte një nga fortesat me përmasa të konsiderueshme. Thuhet se ajo nuk është pushtuar asnjëherë ushtarakisht, por sot cuditërisht gjendet e pushtuar nga subjekte private që e kanë kthyer në vendstrehim kafshësh dhe shpendësh.
Për të hyrë në kala duhet kaluar përmes një territori privat ndërsa nuk mund të bëhët fjalë për vizitueshmëri të saj.
Në bashkinë e Libohovës na është bërë e ditur se kryetari i Bashkisë i ka ndaluar të gjithë punonjësit të japin informacione për mediat por shpjegimet dhe zgjidhja nuk ka ardhur as pas shumë takimesh rajonale mbi turizmin të organizuara gjatë verës, ku problematika është ngritur me forcë nga operatorët turistikë.
Top Channel