Një dite pas marrëveshjes për të diskutuar dhe votuar në komisione,
ligjet me tre të pestat, reagimi i socialisteve në komisionet
parlamentare ka qenë i ndryshëm.
Në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese është reflektuar unanimiteti dhe konsensusi i Konferencës së Kryetarëve, me miratimin nga të gjithë të tre projektligjeve me shumicë të cilësuar.
Por konsensusi ka ngecur ne Komisionin e Ligjeve. Nenkryetari socialist Fatmir Xhafaj kerkoi nje procedure te vecante per rishyrtimin e ndryshimeve ne Kodin Rrugor, pasi sipas tij legjislacioni mund te behej me cilesor.
Por sipas kryetarit demokrat, Ilir Rusmali kjo procedure e vecante, qe zoti Xhafaj e kishte propozuar ne projektin e disa diteve me pare, per menyren sesi duhej te arrihej konsensusi eshte rrezuar nga Konferenca e Kryetareve, qe i dha perparesi, sipas tij, respektimit te Kalendarit dhe Rregullores.
“Ne nuk jemi këtu për të qenë numra, për të qenë kartona që mund të na përdorni apo kushdo tjetër sipas mënyrës së tij. Këtë harrojeni! Ne po kërkojmë që pikërisht ky unanimitet i Konferencës së Kryetarëve të kthehet në një vendimmarrje serioze nga ky komision”, tha Xhafaj.
Ndërsa Rusmali tha: Të hënën, Konferenca e Kryetarëve e hodhi poshtë këtë tentativë, për t’i imponuar Parlamentit ne shqyrtimin e këtyre projektligjeve, për procedura të përjashtuara”.
Gjate debatit per procedurat, te ngritur nga zoti Xhafaj dhe qe ndodhi përpara se socialistet e Komisionit per Veprimtarite Prodhuese te miratonin projektligjet me tre të pestat, demokratet vune ne dyshim seriozitetin e socialisteve, per marrëveshjen e arritur, edhe pse sipas Ilir Rusmalit, njerit nga personat te perfshire ne marrëveshje u perforcua opinioni se qendrimi i zotit Xhafaj mund te ishte personal.
“Unë besoj se Konferenca e Kryetarëve ka urdhëruar që pa u zbardhur dita, ne mënyrë jo shumë korrekte, të nisim shqyrtimin e një projektligji. Unë nuk besoj dhe nuk dëshiroj të besoj se e gjithë kjo është konceptuar si thjesht një ngritje kartonash. Ne nuk kemi dhënë konsensus për një proces formal”, tha Xhafaj.
“Kjo ishte prova e parë për të parë sa do t’i qëndroni historisë së marrëveshjes dhe nëse kjo është prova e parë dhe me proven e parë nuk lejojmë që të kalojë ose të ketë sukses, nuk do të ishte më marrëveshje historike, por do të ishte dështimi historik. Por nuk dua të besoj që ne jemi duke bërë të gjitha përpjekjet dhe unë nuk kam asnjë motiv të mendoj të mendoj përshembull që ajo që me plot gojën zoti Ruci e tha dje përpara mediave ‘që ky është fryt i konsensusit për ta cuar gjënë përpara, sot përgënjeshtrohet nga zoti Xhafa, megjithë respektin absolut që kam për zotin Xhafa. Unë nuk dua të shoh të cara midis përfaqësuesve më të lartë parlamentarë të Partisë Socialiste”, tha Rusmali.
Per t’i dhene jete marreveshjes dhe për të kërkuar që kërkesa për shtyrje është apo jo qëndrim zyrtar, demokratet rane dakort te shtynin deri te henen shqyrtimin e ketij projektligji.
Top Channel