Itali, Monti takim me krerët e partive

15/11/2011 08:55

Kryeministri i ri i Italisë, Mario Monti po përgatitet për t’u takuar me përfaqësuesit e dy partive më të mëdha, në përpjekje për të siguruar mbështetje për formimin e qeverisë së re.

Monti, një ish-komisioner i BE-së, ka deklaruar se do të veprojë me shpejtësi, por partia e Silvio Berlusconi-t, PDL dhe Partia Demokratike e qendrës së majtë kërkojnë në këmbim koncesione.

Italia po ofron mundësinë e kuotave të larta të interesit për huadhënësit, pasi qeveria mund të mos i paguajë dot borxhet e saj.


Zoti Monti u caktua për formimin e qeverisë
të dielën, pasi Parlamenti miratoi një ditë më parë paketën e masave anti-krizë, që i hapi rrugë dorëheqjes së Berlusconi-t.

Monti i cilësoi bisedimet paraprake të zhvilluara ditën e hënë si konstruktive, por u shpreh i vetëdijshëm se do t’i duhet kohë për të ngritur një grup, që pritet të përbëhet nga ekspertë jopolitikë.

“Partitë politike janë të ndërgjegjshme se kemi nevojë për një periudhë qetësi, në mënyrë që të lëvizim përpara me përgjegjshmëri dhe kohezion”, tha kryeministri i ri.

Ndërsa të martën, zoti Monti do të takohet me përfaqësuesit e partisë së Berlusconi-t, Populli i Lirisë dhe të partisë kryesore të opozitës së majtë, Partia Demokratike.

Ditën e hënë, presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso u shpreh optimist se kryeministri i ri italian do të arrijë konsensusin politik në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA