Përvec edukimit seksual, si lëndë jo më e re në shkollat e mesme, gjimnazistët do të kenë mundësi të marrin leksione online mbi rrezikun që u vjen si pasojë e marrëdhënieve të hershme seksuale apo sjelljeve të lira, lidhjes me shumë partnerë.

Kjo do të mundësohet përmes një fushate 1-vjecare e mbështetur nga Kombet e Bashkuara në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Arsimit.

Specialistët e shëndetit publik thonë se aplikimi online i një programi që do të ofrohet falas, të rinjtë përmes celularit mund të lexojnë informacionet.

Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili tha në fjalën e tij, se fushata do të synojë parandalimin e shtatëzanive të padëshiruara, por sidomos infeksioneve të rënda seksuale, si sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe HIV/AIDS

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndteëësië në Shqipëri vetëm 4 për qind e meshkujve përdorin masa mbrojtëse gjatë marrëdhënieve seksuale. Ndërsa mosha e marrëdhënieve seksuale tek të rinjtë është ulur, cka bën më të rrezikshme sëmundshmërine prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA