Shoqata e Traktatit të Atlantikut e ka zhvendosur për herë të parë në
Shqipëri, Asamblene e Përgjithshme të përvitshme te saj. Takimi treditor
është fokusuar kryesisht në cështjet themelore të NATO-s dhe të
sigurisë rajonale e ndërkombetare.
Afganistani padyshim qe ishte referenca kryesore per te gjitha debatet dhe diskutimet. Per te ardhmen e koalicionit nderkombetar ne Afganistan ka referuar edhe ministri i Mbrojtjes Imami.
“Shqipëria, jo vetëm është krenare për qënien si pjesë e Aleancës, por edhe si pjesëmarrëse në mbrojtjen dhe mbështetjen e sigurisë rajonale. Trajnuesit tanë janë përfshirë në misione te ndryshme në Afganistan për të krijuar kapacitetet e forcave të sigurisë evropiane. Kemi atje një kolonel, që është anëtar i ekipt të përbashkët të 22 oficerëve dhe nënoficerëve, që bashkëpunojnë me Gardën Kombëtare të Neë Jersey-t. Gjatë vitit të ardhshëm do të kemi një ekip mjekësor si kontribut jo thjesht ushtarak që synon stabilitetin duke krijuar kapacitet policore dhe ato ushtarake”, tha Imami.
Ne pikat e tjera qe do te referohen ne kete Asamble pervec perspektives se partnershipit ne Mesdhe dhe Lindjen e Mesme, nje vend ne debat do te zere edhe ajo qe shqeteson me teper shoqerine moderne, kercenimet kibernetike.
Top Channel