Dialog mes kulturave e feve, Kardinali para studenteve

15/11/2011 00:00

Rëndësia e dialogut është një nga temat e trajtuara në konferencën
“Besimtarët dhe jobesimtarët përballë sfidave të shoqërise postmoderne”,
të zhvilluar në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Universitetin e
Tiranës, me pjesëmarrjen e vecantë të Kardinal Gianfranco Ravasi dhe
akademikë, njerëz të letrave e studentë.

Ne fjalen e tij Cardinal Ravasi tha se me perzjerjen e kulturave jane krijuar fenomene si fondamentalizmi, apo multikulturalzmi. Cila eshte rruga qe duhet ndjekur per nje bashkejetese te paqte?

“Eshte rruga e nderveprimit te kulturave. Shume e lodhshme, eshte rruga e dialogut. Dialog eshte te shihesh ne sy, te shikosh mendimet ne menyre reciproke”, thotë Kardinali.

Per te evidentuar rendesine e dialogut, Cardinal Ravasi e mbylli fjalimin e tij me nje rrefenje orientale, qe flet per nje njeri  ne shkretetire, i cili pa nga larg nje bishe. I trembur dhe ne pamundesine per t’u fshehur vazhdoi rrugen. Duke u afruar pa se ne fakt nuk ishte bishe, por njeri. U tremb serish, pasi mund te ishte kusar. Por kur u afrua, rezultoi te ishte i vellai qe nuk e shihte prej 20 vitesh. Nje rrefenje domethenese, te cilen Kardinali e tregoi edhe ne studion e emisionin “Wake Up” në Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB