Tevez larg Man. City

14/11/2011 16:40

Raportet e tensionuara mes Karlos Tevez dhe Mançester Sitit favorizojnë jo pak klubet italiane që janë vënë në ndjekje të sulmuesit argjentinas. Futbollisti 27 vjecar qëndroi në Buenos Aires pa miratimin e drejtuesve të skuadrës angleze dhe sipas medias vendase nuk ka ndërmend të kthehet më në Angli, gjë që e pën të paevitueshëm vendosjen e tij në merkaton e transferimeve të muajit janar.

Për largimin e Tevez nga Mançesteri u fol edhe gjatë muajve të kësaj vere, por në atë kohë sheiku Mansur nuk kërkonte më pak se 35 milionë euro për të. Por pas ngjarjeve e kohëve të fundit, pretendimet janë ulur ndjeshëm dhe Mançester Siti është gati ta shesë sulmuesin edhe për 17-18 milionë Euro.

Skuadra që e kërkon me më shumë ngulm Tevez është Interi. Klubi zikaltër kërkon të plotësojë vendin e lënë nga Eto të larguar drejt Anzhit dhe sulmuesi argjentinas është elementi ideal. Nga ana tjetër edhe vetë Tevez i pëlqen një transferim te Interi, duke qenë se aty do të gjejë edhe shumë bashkëkombas të tij.

Por ditët e fundit duket se në garë për Tevez është futur edhe Milani që po kërkon zëvendësues të Kasanos. Kuqezinjtë janë gati të shfrytëzojnë cdo mundësi për të marrë 27 vjecarin dhe opsioni më i preferuar është ai në formë huazimi.

Inter e Milan nuk janë të vetmet skuadra në garë për Tevez. Edhe Juventus ka shfaqur interes për futbollistin për të zëvendësuar Amaurin dhe Tonin që janë shumë pranë largimit nga bardhezinjtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA