Rinovimi, Guardiola vendos në 2012-n

14/11/2011 16:10

Pep Guardiola do të bëjë të ditur vendimin për të qëndrimin ose jo te Barcelona vetëm në muajin janar. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle ‘El Mundo Deportivo’ sipas së cilës, trajneri katalanas nuk do të flasë për këtë cështje përpara vitit 2012.

Tashmë dihet se Guardiola lidhet me Barcelonën me kontrata 1 vjecare ku ekziston një klauzolë që i jep atij liri të plotë për të zgjedhur nëse do të qëndrojë në pankinë apo jo. Kushti në këtë pikë është që ai ta deklarojë vendimin disa muaj përpara përfundimit të saj.

Ky kusht u vendos nga ana e drejtuesve të Barcelonës me synimin që ata të kenë kohë të mjaftueshme për të gjetur zëvendësuesin e 40 vjecarit, në rast se ai vendos të largohet nga skuadra katalanase.

Megjithatë për momentin një gjë e tillë duket e vështirë për t’u menduar aq më tepër që në dhjetor Barcelona do të shkojë në Japoni për Botërorin e Klubeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA