Real Madrid, skuadra me më shumë të ardhura

14/11/2011 16:00

Reali i Madridit është skuadra që siguron më shumë të ardhura në krahasim me klubet e tjera të mëdha në Europë. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja italiane ‘La gazzetta Dello Sport’, klubi madrilen vetëm për sezonin 2010/2011 ka regjistruar 480 milionë Euro të ardhura, ndërkohë që bilanci financiar është pozitiv me fitime 32 milionë euro.

Në vendin e dytë në këtë renditje të vecantë qëndron rivali historik i klubit merenges, Barcelona me të ardhura 447 milionë Euro, ndërkohë që humbjet në bilanc ishin vetëm 9 milionë Euro. Plotëson podiumin financiar, Mancester Junajtid me 367 milionë euro të ardhura .

Shumë pas gjenden 3 skuadrat italiane Milan, Inter dhe Juventusi. Sipas asaj që publikohet te ‘La Gazzetta Dello Sport’, kuqezinjtë kanë regjistruar të ardhura prej 228 milionë euro, Interi ka të ardhura 217 milionë euro, ndërsa Juve 154 milionë euro.

Ajo që të bën përshtypje është se skuadrat italiane kanë nivelin më të lartë të humbjeve në bilanc. Kështu humbjet e Milanit arrijnë 70 milionë Euro, Interi ka 87 milionë euro humbje, ndërsa Juventus 95 milionë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA