Platini këmbëngul për “fair play” financiar

14/11/2011 16:30

Mishel Platinì këmbëngul për ekzekutimin e “Fair Play” financiar. Në një ceremoni ku presidenti i UEFA mori cmimin ‘Il bello del Calcio’ në nder të Xhakinto Faketit, ai deklaroi se nuk duhet që klubet europiane të kenë humbje financiare të mëdha.

‘Aplikimi i Fair Play financiar në këtë moment është shumë i rëndësishëm. Nuk e kuptoj si është e mundur që klubet të kenë një humbje prej 1.4 miliardë eurosh, në një kohë që ekonomia botërore po vuan. Ajo që duhet të bëjnë drejtuesit e tyre është që të mos shpenzojnë më shumë nga sa përfitojnë”, tha Platini.

Më pas Platini nuk ngurron të kritikojë as presidentin e FIFA, Sep Blater duke shtuar se është kundër përdorimit të teknologjisë në sport dhe përdorimin e arbitrave shtesë, sic po ndodh në Ligën e Kampioneve.

‘Nuk jam dakord me përdorimin e teknologjisë në futboll, por arbitrat duhen ndihmuar, sepse gabimet e tyre shihen nga të gjithë në televizion. Vetëm një gjyqtar në fushën e lojës nuk mjafton dhe duhen edhe dy asistentë të tjerë pas porte. Por kjo nuk i pëlqen Blater sepse nuk është ideja e tij. Ka shumë mundësi që kjo ide të mos aprovohet nga FIFA”, vijoi Platini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA