Pas dy gabimeve trashanike ndaj Atletico Madrid, De Gea del në mbrojtje të portierit të Tottenham Për herë të parë, Shqipëria do të përfaqësohet nga katër peshëngritës në një Olimpiadë. Ndonëse asnjëri nga konkurrentët shqiptarë nuk u pozicionua në zonën e medaljeve në Botërorin e Parisit, me 76 pikë të grumbulluara, kombëtarja përfiton katër ftesa nga renditja e saj ekipore.
“Arritëm që të renditeshim në vendin e 17 në botë në Botëror dhe duke grumbulluar edhe pikët e Antalias më parë, fituam të drejtën për t’u përfaqësuar në Lojrat Olimpike me katër garues. Në 2008-n, morrëm pjesë në Kinë me tre sportistë, dy direktë dhe Romela (Begaj) që ishte me ftesë, ndërsa tani do të shkojmë me katër”, shprehet sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Ilir Kraja.
Ndërsa meshkujt arritën të ngriheshin në lartësinë e pritshmërive, nuk mund të thuhet kjo gjë për femrat. 46 pikët e fituara nga Brahja dhe Begaj mbetën pa u ndryshuar pasi Fetije Kasaj dhe Sherjana Ruci bënë një paraqitje të dobët, duke mos i dhënë mundësinë kombëtares së femrave të kualifikojë ndonjë sportiste.
“Për femrat mbetet edhe një mundësi e fundit në kampionatet kontinentale që zhvillon çdo kontinent në prill 2012. Shpresojmë që nëpërmjet një rezultati të mirë të kualikojmë edhe dy femra, në mënyrë që delegacioni i peshëngritjes shqiptare në Londër të jetë i përbërë nga plot gjashtë sportistë”, shtoi Kraja.
Pritet që pas këtij Botërori, Ministria e Sportit të akordojë një fond prej 4.5 mln lekësh për peshëngritësat shqiptarë.
Top Channel