Gatusso rikthehet në stërvitje

14/11/2011 20:00

Futbollisti i Milanit, Gennaro Gattuso, është rikthyer të luajë dhe të stërvitet, dy muaj pas shfaqjes së një problemi serioz në syrin e tij të majtë.

Veterani është detyruar të qëndrojë pushim, ndërsa ekzaminimet e kanë patur të vështirë të shpjegojnë çrregullimin e ndodhur në një prej nervave të retinës. Megjithatë, më në fund kura për Gattuson është gjetur dhe 34-vjeçari është pranë rikthimit.

Pasditen e së hënës, Gattuso përballoi pa problem ndeshjen brenda skuadrës, por duhet ende të punojë veçmas, për të kapur ritmin fizik të shokëve të tjerë të ekipit.

Lajmi i mirë për kuqezinjtë është që në stërvitje janë rikthyer edhe Pato e Nesta, të cilët kanë patur probleme muskulore që i kanë mbajtur jashtë fushës gjatë ndeshjeve të fundit.

Ndërkohë, duke folur për mundësinë e ndërhyrjes së klubit në merkaton e janarit, administratori i deleguar, Adriano Galliani, tha: “Objektivat tona do të varen në radhë të parë nga afati i rikuperimit të Cassanos. Nëse do të rikthehet brenda pak kohe, nuk do të ketë nevojë për asnjë blerje. Të shohim, për momentin nuk ka asnjë siguri. Drogba? Isha i dashuruar pas tij kur luante tek Marseja, por që prej atëherë kanë kaluar shumë vjet. Maxi Lopez? Asnjë ide as për të. Të presim të vijë janari dhe më pas të shohim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA