F1, Vettel nuk arrin Schumacher

14/11/2011 08:45

Dy herë kampioni i botës Sebastian Vettel, që të shtunën barazoi rekordin e pole position të arritura në një sezon (rekord që mbahej nga Nigel Mansell), nuk mund të bëjë të njëjtën gjë me numrin e fitoreve, që mbahet nga Michael Schumacher (13 triumfe në vitin 2004).

Piloti i Red Bull, fitues i 11 garave deri tani në kampionatin botëror të Formulës 1, u tërhoq nga Cmimi i Madh i Abu Dhabi në xhiron e parë dhe nuk mund të arrijë 13 fitoret brenda një sezoni sepse ka mbetur edhe një garë deri në përfundim.

Vettel pati një problem me gomën e pasme që në kthesën e dytë të xhiros së parë të garës dhe pasi hyri në bokse mekanikët nuk mundën të bënin dot asgjë për të rregulluar dëmtimin e makinës.

Hera e fundit kur Vettel nuk ka përfunduar një garë ka qenë në Cmimin e Madh të Koresë të sezonit të kaluar, kur një problem mekanik nuk e lejoi të vazhdonte më kur ishte në kryesim të garës.

F1, Abu Dhabi, fiton britaniku Hamilton

Çmimi i Madh i Abu Dhabit në Formula 1 është fituar nga britaniku i McLaren, Lewis Hamilton.  

Menjëherë pas tij ka zënë vend në podium spanjolli i Ferrarit, Ferando Alonso. Ndërsa ish-kampioni Jenson Button  ka kaluar vijën e finishit i treti. Australiani Mark Webber ka qenë shumë pranë podiumit në këtë garë, por në fund është mjaftuar vetëm me vendin e katërt.

Gara tjetër që do të zhvillohet pas dy javësh është ajo e Brazilit, gara e fundit për këtë sezon.  

Në këtë e garë, Alonso dhe Baton do të ndeshen për vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm për pilotë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA