Egjipt, protesta të dhunshme, viktima

14/11/2011 16:10

Përplasjet midis policisë dhe protestuesve që ishin kundër ngritjes së një fabrike pesticidesh në një zonë në Egjiptin e veriut shkaktuan vdekjen e të paktën një njeru dhe 11 të tjerëve.

Ngjarja ndodhi gjatë mesditës të së hënës, kur trupat ushtarake u detyruan të ndërhynin, pasi banorët vendas kishin bllokuar aktivitetin në portierin e Damietës. Gjatë përpjekjes për të shpërndarë turmën, u përdorën edhe armë zjarri.

Banorët kanë kërkuar vazhdimisht mbylljen e një fabrike që krijon ndotje të mëdha në zonë, por autoritetet jo vetëm që nuk e kanë diçka të tillë në plan, por planifikojnë të ngrejnë edhe dy uzina të tjera në rajon.

Egjipti drejtohet aktualisht nga një qeveri ushtarake, e cila mori në dorë vendin pas shembjes së regjimit të Mubarakut dhe do të drejtojë deri në stabilizimin e kushteve, aq sa të lejohet mbajtja e zgjedhjeve të reja politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA