Song në shënjestrën e Interit

13/11/2011 14:00

Interi ka filluar menjëherë punën për rinovimin e skuadrës gjatë merkatos së muajit janar. Së fundmi në ambientet e klubit zikaltër po flitet për një interesim për mesfushorin e Arsenalit, Aleks Song për të cilin po përgatitet edhe një ofertë.

Sipas medias britanike, Song pëlqehet shumë nga trajneri i Interit, Klaudio Ranieri dhe Arsenal duket se nuk do të kembengule me force për ta mbajtur. Për momentin, futbollisti kamerunas ka siguruar një vend në formacionin bazë të Arsenalit, kjo edhe për shkak të dëmtimit të Xhek Uilshiër. Por në momentin që ky i fundit do të rikthehet në skuadër, atëherë Venger mund të vendosë të nxjerrë Song në merkaton dimërore.

Edhe pse ende nuk asnjë të dhënë për ofertën e Interit për Song, mendohet se për ta blerë 24 vjecarin drejtuesit e klubit zikaltër nuk do të shpenzojnë më shumë se 10 milionë Euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA