Italia mposhti në një miqësore Poloninë falë një dygolëshi të Mario Balotellit, i shfaqur në formë të shkëlqyer, por trajneri i “axurrëve”, Prandelli, nuk shprehu asnjë habi nga loja e sulmuesit.
”Jam shumë i kënaqur për të, pasi ka patur shumë kritika ndaj tij kohët e fundit dhe a ii meriton këto momente, por paraqitja e Marios nuk ishte asgjë e re për mua. Gjithmonë e kam ditur që ai e kishte këtë potencial. Mancini ka bërë një punë të shkëlqyer me Cityn dhe Balotellin”, deklaroi trajneri italian në konferencën për shtyp.
Prandelli hoqi çdo meritë nga vetja për këtë rikthim të Balotellit në nivelet e kërkuara. “Talentet e rigjejnë vetë rrugën e tyre. E vetmja gjë që mund të bëj unë është të ndihmoj të gjejnë çelësin. Tek kjo kombëtare ka një sintoni të shkëlqyer dhe një pikë shumë e fortë e jona është se si lojtarët, ashtu edhe unë, i themi të gjitha gjërat në sy”.
Nga ana e tij, presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Boniek, një ish-legjendë e Juventusit në vitet 1980, vlerësoi edhe ai shumë lart paraqitjen e “axurrëve”. “E kam ndjekur gjithmonë Italinë, por kjo është hera e parë në histori që i kam parë duke luajtur jo për të fituar, por për t’u argëtuar”, u shpreh.
Top Channel