Një protestë e paprecedent e ushtrisë portugeze nisi mëngjesin e së dielës në Lisbonë, pas shkurtimeve të paralajmëruara në fondet e Ministrisë së Mbrojtjes.
E përballur me një defiçit të lartë buxhetor, qeveria portugeze vendosi të reduktonte investimet në armatime dhe të hiqte shumë prej pagave ose benefiteve të ushtarakëve.
Oficerë të lartë dhe ushtarë protestuan të veshur me rroba civile dhe e bënë këtë në heshtje, pasi manifestimi me veshje ushtarake dhe britmat me slogane janë të ndaluara me ligj. Nëse ushtarakët do të kishin shkuar në manifestim pa i realizuar këto dy kushte, atëherë ligjërisht ngjarja mund të ishte konsideruar një rebelim.
Ushtarakët janë një prej shumë klasave të shoqërisë portugeze, që janë dëmtuar nga programi i shkurtimeve i Lisbonës zyrtare. Ditën e shtunë, disa sindikata të punëtorëve të transportit dhe shërbimeve publike mbajtën një manifestim të ngjashëm në kryeqytet.
Top Channel