Niger, presidenti: Mirëpres djemtë e Gaddafit

13/11/2011 09:45

Presidenti i Nigerit mbetet i vendosur në vendimin e tij për t’i ofruar azil djemve të Muammar Gaddafit, pavarësisht presionit të madh ndërkombëtar.

Mahamadou Issoufou, duke iu drejtuar mediave gjatë të dielës, konfirmoi qëndrimin e shprehur disa ditë më parë. “Qëndrimi i qeverisë së Nigerit është i qartë dhe nuk do të ndryshojë. Ne kemi pritur shumë refugjatë libianë për arsye humanitare dhe do të bëjmë këtë gjë me këto, pa parë në pasaportën e tij emrin e babait”, deklaroi Issofou. “Njëri prej tyre është edhe djali i Gaddafit, Saadi”.

Interpoli ka lëshuar mandate arresti ndërkombëtar ndaj djemve të mbetur gjallë të diktatorit, ndaj disa prej të cilëve rëndojnë akuzat e krimeve të luftës.

I papërfshirë në politikë, Saadi ishte ish-presidenti i Federataës Libiane të Futbollit. Ndaj tij rëndojnë akuzat e “përvetësimit të pasurive publike nëpërmjet forcës dhe kërcënimeve në cilësinë e Presidentit të Federatës”.

Avokati deklaroi më parë gjatë muajit se klienti i tij nuk ka ndërmend të vetdorëzohet dhe do të vazhdojë të përfitojë nga e drejta për të qëndruar në shtetin e varfër afrikan të Nigerit. Nga ana e tij, Saadi ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij si të pavërteta.

Ndërkohë, vazhdon të mbetet enigmë vendndodhja e djalit tjetër të Gaddafit, Saif al-Islam. Ai kërkohet për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare dhe si njohës i sovranitetit të kësaj gjykate, Nigeri formalisht është i detyruar ta deportojë nëse e ndalon brenda kufijve të tij, ndryshe nga sa mund të bëjë me Interpolin, mandatet e kërkimit të të cilit mund të injorohen më lehtësisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA