Berluskoni: Frikë për eurozonën

13/11/2011 16:15

Kryeministri i dorëhequr italian, Silvio Berluskoni, në perëndim të karrierës së tij politike, po tregohet mjaft aktiv, vecanërisht në politikën e jashtme.

Berluskoni ka patur disa telefonata, ku më të rëndësishmet përmendet ajo me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe kryeministrin rus, Vladimir Putin.

Merkelit, “Kavalieri” i ka shprehur shqetësimin e tij për monedhën e përbashkët euro, në këtë kohë krize që po kalon. Sipas, deputetes së PDL-së, (partia e Berluskonit), Micaela Biancofiore Berluskoni i ka shprehur shqetësimin e tij kancelares gjermane për situatën që po kalon monedha e përbashkët për shkak të borxheve të larta të vendeve anëtare.

Biancofiore tha se Berluskoni ka patur një bisedë telefonike edhe me kryeministrin aktual rus, që sipas të gjitha gjasave do të jetë presidenti i ardhshëm pas Medvedev, por pa lëshuar detaje rreth kësaj bisede. Ish-kryeministri italian, pritet të zhvillojë një bisedë telefonike edhe me presidentin amerikan, Barak Obama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA