ATP Paris, Federer-Tsonga në finale

13/11/2011 16:30

Roxher Federer dhe Zho Vilfrid Tsonga janë dy finalistët e turneut Masters të Parisit. Tenisti zviceran mundi në gjysnmëfinale cekun Tomas Bërdiç me rezultatin 2-0.

Numri 4 i renditjes botërore, që nuk e ka fituar asnjëherë turneun francez, e dominoi ndeshjen ndaj tenistit cek duke e mbyllur ndeshjen 2-0 me sete 6-4 dhe 6-3.

Më e rivalizuar ishte sfida mes Zho Vilfrid Tsonga dhe Xhon Isner. Francezi arriti të fitojë këtë ndeshje nfaj gjigandit amerikan me rezultatin 2-1. Seti i parë u fitua me lehtësi nga Isner 6-3. Tsonga barazoi rezultatin në këtë sfidë duke fituar setin e dytë me anë të taj brejkut 7-6. E njëjta histori u pa edhe në setin final të ndeshjes, edhe ky i përfunduar me rezultatin 7-6 në favor të Tsongës.

Pas përfundimit të Mastersit të Parisit, 8 tenistët më të mirë të botës do të udhëtojnë drejt Londrës për të zhvilluar turneun e fundvitit nga 20-27 nëntor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA