Zgjedhjet e para në Marok

12/11/2011 10:55

Në kuadër të reformave të miratuara me anë të referendumit popullor të 1 korrikut, Maroku po përgatitet për mbajtjen e zgjedhjeve të para pas kalimit të Kushtetutës së re, zgjedhje këto që do të ripërtërijnë legjislativin vendas pas shumë kohësh.

Ditën e sotme, në vendin afrikano-perëndimor nis fushata për zgjedhjet që do të mbahen më datë 25 nëntor. Mbi 30 janë subjektet politike të regjistruara për të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe mbi 13 milion është numri i votuesve marokenë që janë ftuar të përcaktojnë 395 deputetët e legjislativit të ri.

Zgjedhjet, të parat që do të mbahen pas reformave të shpallura nga Mbreti, do të vëzhgohen nga më shumë se 4 mijë vëzhgues, vendas e ndërkombëtarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA