Rritet numri i të prekurve nga viroza të ndryshme që qarkullojnë në
vendin tonë. Statistikat dëshmojnë për 13 mijë raste të prekur vetëm në
këtë javë, ndërkohë që krahasuar me një javë më parë, sipas
specialistëve ka një rritje të ndjeshme.

Drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero theksoi se ndonëse situata epidemiologjike është e qetë, grupet më në risk duhet të fillojnë vaksinimin ndaj gripit sezonal.

“Aktualisht kemi hyrë në sezonin e gripit sezonal dhe pse situata është e qetë është periudha më e mirë për të nisur vaksinimin, pasi, që në momentin që aplikohet vaksina, deri në momentin që organizmi fiton imunitet apo mbrojtje të plotë ndaj gripit sezonal duhen të paktën dy javë. Rekomandimet e OBSH-së dhe eksperienca jonë dëshmojnë se vaksina dhe vaksinimi është i nevojshëm për të gjithë qytetarët, pas moshës 6 muaj”, thotë Pipero.

Me prioritet për t’u vaksinuar sipas Piperos duhet te jene femijet 6 muaj deri ne 4 vjec,gratë shtatzëna,të moshuarit, të sëmurët kronikë, si ata me probleme pulmonare, kardio-vaskulare, diabet e semundje te gjakut. Specialistet thone se kete vit qarkullon serish AH1N1.

Ministria e Shendetesise cel keshtu fushaten e vaksinimit ndaj popullates, ku Ministria e Shendetseise do te shohe me prioritet vaksinimin e punonjesve te sistemit shendetsor, te cilet jane ne kontakt me pacientet.

Top Channel