Tenis, Xhokovic tërhiqet nga ATP Paris

12/11/2011 00:00

Numri një i rënditjes botërore në tenis, serbi, Novak Xhokovic u tërhoq nga turneu ATP Masters në Paris pas një dëmtimi që pësoi në shpatull.

Lajmi njoftohet në faqen zyrtare të tenistit.

“Dhashë maksimumin tim dhe pas takimit të ditës së djeshme, shpatulla ime u përkeqësua. Për këtë arsye më duhet të vendos primar shëndetin tim ndaj vendosa të tërhiqem. Sezoni im ishte i gjatë dhe i lodhshëm. Në të gjitha ndeshjet kam dhënë maksimumin tim, por tashmë kam nevojë të pushoj”, thotë Xhokovic në faqen e tij të internetit.

Xhokovic duhej të luante sfidën e radhës kundër francezit Jo-Uilfried Tsonga, i cili tashmë kualifikohet automatikisht për në gjysmëfinale ku do takohet me John Isner.

Top Channel