Lojtari i bejzbollit, lirohet nga rrëmbyesit

12/11/2011 04:49

Lojtari i Bejsbollit në Major Ligë, venezueliani Wilson Ramos është “gjetur i gjallë”, dy ditë pasi ai u raportua rrëmbyer nga persona të armatosur, raportoi të premtën televizioni shtetëror i Venezuelës.

Detajet e lirimit nuk bëhen të ditura.

Ramos aktivizohej për Washington Nationals, por me përfundimin e sezonit ishte kthyer të luante në vendlindjen e tij, Venezuelë.  

Por para ndeshjes së tij të parë me Aragua Tigers, disa persona të armatosur e rrëmbyen atë natën e së mërkurës nga shtëpia e nënës së tij, në Santa Ines në Carabobo.

Para lirimit të tij të premten, lajmet mbi hetimin e kësaj çështjeje ishin ruajtur fort.

Në Venezuelë rrëmbimet janë kthyer në një industri, sidomos për lojtarët që luajnë në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA