Laprakë, aksident rrugor, vdes i moshuari
12/11/2011 00:00
Një i moshuar ka humbur jetën në afërsi të kryqëzimit në Laprakë gjatë kohës që po qarkullonte me një ciklomotorr.
I moshuari sipas policisë rrugore është përplasur me një mjet të rëndë, betoniere në kohën që ka tentuar për të manovruar për të ndryshuar kahun e lëvizjes.
Ekspertet e policise kane mberritur menjehere ne vendngjarje për të këqyrur dhe të dhenat e aksidentit.
Identiteti i viktimes nuk behet i ditur pasi deri me tani ai nuk eshte identifikuar. Nderkohe qe eshte marrë në pyetje edhe drejtuesi i mjetit betoniere.
Top Channel