Irlanda, Kroacia dhe Çekia, hap drejt Euro 2012

12/11/2011 01:15

Kroacia, Portugalia, Çekia dhe Irlanda kanë hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit për në Euro 2012.

Kroacia ka bërë surprizën në Stamboll pasi ka mundur 0-3 Turqit e Hiddink, një rezultat i vështirë për t’u përmbysur pas 4 ditësh në Zagreb.

Kroatët e drejtuar nga Bilic janë hakmarrë në mënyrën më të mirë ndaj turqve, të cilët i eleminuan nga cerekfinalet e Euro 2008-ës.

Portugalia barazoi pa gola me Bosnjën dhe tashmë gjithcka është në dorën e saj pasi ndeshja e kthimit do të luhet në fushën e vet.

Çekia fitoi 2-0 ndaj Malit të Zi me golat e Pilar dhe Sivok, ndërsa Irlanda shkatërroi 4-0 Estoninë në fushën e kësaj të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA