Pas dy gabimeve trashanike ndaj Atletico Madrid, De Gea del në mbrojtje të portierit të Tottenham
Më në fund ia del mbanë Sebastian Vettel jo vetëm të marrë Pole Position
në Cmimin e Madh të Abu Dhabi-t duke regjistruar kohën më të shpejtë në
provat zyrtare, por edhe të barazojë rekordin e Nigel Mansell me 14
pole position brenda një sezoni, duke pasur shansin që ta përmirësojë
atë në garën e fundit të këtij kampionati në Brazil.
Gjithesesi është treguar perfekt piloti gjerman i skuadrës Red Bull, i cili vetëm në momentet e fundit renditet i pari, duke i shuar entuzjazmin Lewis Hamilton e skuadrës McLaren që deri në ato momente ishin më të shpejtët.
Edhe me këtë vend të dytë, britaniku i McLaren-it ka shanse të mira për garën, ndërkohë që në të njëjtat pozita duket edhe shoku i tij i skuadrës, Jenson Button, i cili starton garën e Abu Dhabi-t nga linja e dytë bashkë me pilotin tjetër të skuadrës Red Bull, Mark Webber që regjistroi vetëm kohën e katërt më të shpejtë.
Pas tyre në linjën e tretë dy makinat Ferrari kanë dueluar me veten, duelin e skuadrës italiane sigurisht e ka fituar Fernando Alonso me kohën e pestë më të shpejtë, ndërsa shoku i tij Felipe Masa u rendit në vendin e gjashtë. Duelet spektakolare në këtë fundjavë kanë filluar që në provat e lira e zyrtare, duke premtuar për një garë edhe më të bukur, e cila do të transmetohet ditën e diel, si gjithmonë në Top Channel duke filluar nga ora 14:00.
Top Channel