Aung San Su Kui aktivizohet në politikë

12/11/2011 14:55

Një vit pasi i dha fund ditëve të saj në burgjet vendase, Aung Su Kui, vendos të aktivizohet seriozisht në politikë duke kandiduar për deputete në zgjedhjet që mund të mbahen në muajin dhjetor në Birmani.

Lajmi nuk është njoftuar ende zyrtarisht prej saj, por në ambientet politike vendase flitet për kandidimin e saj. Nëse do të zgjidhej deputete, Aung Su Kui do të ishte ligjërisht në opozitë me qeverinë civile të vendosur nga gjenerali Thein Sein.

Tensionet politike në vend janë zbutur pas lirimit të Aung Su Kui. Që prej lirimit të saj, ajo bën thirrje për mundësinë e një pajtimi kombëtar me forcat politike kundërshtare, e vecanërisht me gjeneralin Thein Sein, që e izoloi për disa vite në burg, e arrest shtëpiak.

Lirimi i Aung Su Kui erdhi pas presioneve të forta të komunitetit ndërkombëtar ndaj regjimit ushtarak në vend. Disa herë delegacione të Kombeve të Bashkuara vizituan vendin në përpjekje për gjetjen e një zgjidhje për lirimin e saj. Aung San Suu Kui në 20 vitet e fundit, 15 i ka kaluar në burgjet vendase. Ajo është liderja e Lidhjes Demokratike, parti me të cilën në zgjedhjet e vitit 1990 fitoi më shumë se 80 përqind të mandateve në parlamentin vendas.

Por para mbajtjes së zgjedhjeve, ajo u burgos. Në vitin 1991, asaj iu dha Cmimi Nobel për Paqe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA