Ashton viziton Tripolin

12/11/2011 10:25

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë Jashtme në Bashkimin Europian, Katherin Ashton do të ndalet ditën e sotme në Tripoli për t’u takuar me udhëheqësit e rinj të Libisë dhe për të hapur zyrën e përfaqësisë së Bashkimit Europian.

“Hapja e zyrës së përfaqësimit në Tripoli, pasqyron angazhimin e Bashkimit Europian për të mbajtur lidhje të ngushta me popullin libian, si në këtë kohë tranzicioni për Libinë, ashtu edhe në një plan më afat-gjatë”, thuhet në komunikatën e Ashton.

Libia përballet me një tranzicion të vështirë pas rënies së Gadafit. Vendi ndodhet thuajse i shkatërruar pas luftës civile disa mujore. Këshilli Kombëtar i Tranzicionit, autoriteti që udhëhoqi luftën kundër ish-diktatorit dhe që po udhëheq tranzicionin pak javë më parë njoftoi mbajtjen e zgjedhjeve brenda pak kohësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA