
Aleanca Rinore është struktura më e re e Aleancës Kuq e Zi. Të rinj nga e
gjithë Shqipëria themeluan këtë të shtunë Aleancen Rinore Kuq e Zi
Në pamundësi për të qenë fizikisht i pranishëm, themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu e përshëndeti aktivitetin nëpërmjet një video-regjistrimi.
Spahiu vlerësoi nismën e të rinjve, ndërsa tha se ka ardhur koha që Shqipëria të ndryshojë kapitull.
“Politika që na udhëheq na ka bërë të gjithëve ne të ndihemi të turpëruar nga ata që na përfaqësojnë. Ky është një revolucion i gjatë dhe i lodhshëm, por që do të mbyllet me bashkimin shqiptar, kur të anëtarësohet në BE”, deklaroi Spahiu.
Pas Aleances Rinore, kuqezinjtë pritet të themelojnë edhe forumin e gruas, duke i dhënë kështu formë të plotë kësaj lëvizjeje.
Top Channel