Sekretari i Punëve të Brendshme të Meksikës, Francisco Blake Mora, vdiq të premten në një aksident me helikopter pranë Mexico City-t.
Helikopteri ishte duke fluturuar për në vendin fqinjë të Morelos, në jug të Meksikës, kur ai u rrëzua.
Të tetë personat në bord humbën jetën nga përplasja. Presidenti Felipe Calderon tha se kushtet atmosferike ishin ndoshta për t’u fajësuar.
45 vjeçari, Blake Mora, u emërua në këtë post vitin e kaluar dhe ishte një figurë kyçe në luftën kundër karteleve të drogës.
Helikopteri fillimisht u raportua si i humbur. Disa raporte të mediave meksikane theksuan se në atë kohë kishte shumë re të dendura.
“Për fat të keq sekretari i brendshëm, asistentët e tij dhe ekuipazhi i helikopterit u gjetën të vdekur”, tha zëdhënësja e qeverisë Alejandra Sota.
Blake ishte ministri më i rëndësishëm i qeverisë meksikane dhe zinte vend fill pas presidentit, duke qenë përgjegjës për punët e brendshme dhe sigurinë.
Ai fitoi reputacion pas luftës së hapur në Meksikë për kartelet e drogës. Blake Mora udhëtonte shpesh në qytetet e prekura nga kartelet si në Veracruz dhe Ciudad Juarez.
Më shumë se 40 mijë njerëz kanë vdekur nga lufta ndaj drogës, që nga koha kur presidenti Calderon dërgoi ushtrinë të luftonte kartelet në 2006-ën.
Top Channel