
Emiljano Shullazit ju dha masa e sigurisë e arrestit me burg, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Gjykata Penale e Shkallës së Parë të rrethit Tiranë, vlerësoi arrest me burg për Shullazin dhe mikun e tij Gilman Danin, gjatë vlerësimit të masës së sigurisë për të.
Gjykata doli ne perfundim se prokuroria kishte prova te mjaftueshme per te lene ne burg 33-vjecarin nen akuzen e armbajtjes pa leje, si dhe Gilman Danin, per moskallzim te krimit dhe deshmi te rreme. Kjo pasi sipas prokurorise, gjate marrjes ne pyetje, Dani u perpoq te merrte persiper pronesine e armes.
Arrestimi i Shullazit, u krye tre dite me pare ne rrugen e Kavajes ne kryeqytet. Vetem per kete vit ai eshte arrestuar tre here. Me pare ka qene i denuar per trafik nderkombetar droge, tentative vrasje si dhe vepra penale te tjera te renda.
Top Channel