Venezuelë, merret peng lojtari bejzbollit

10/11/2011 19:25

Uillson Ramos, pritësi i skuadrës amerikane të bejzbollit, Uashington Nejshënëlls, është rrëmbyer nga persona të panjohur nën dhunën e armëve.

Sportisti i njohur ishte duke kaluar disa ditë pushime me familjen në Venezuelë, por keqbërësit kanë vënë në jetë, planin që sipas policisë po e përgatisnin prej kohësh.

“Ne dimë vetëm që 4 burra të armatosur dhe me një furgon, e kanë marrë peng nga shtëpia e tij”, tha një zëdhënëse e skuadrës së Araguas, ekip ku ka luajtur më parë pritësi Uillson Ramos.

Rrëmbimet janë një krim mjaft i përhapur në Amerikën e Jugut dhe për këtë rast, policia ende nuk ka asnjë të dhënë konkrete, dhe vendndodhjen e sportistit.

Bejzbolli në Venezuelë është sporti numër 1, dhe lojtarët që luajnë në një ligë profesioniste si ajo amerikane, konsiderohen idhujt e shumë të rinjve. Ata fitojnë shumë para, dhe pikërisht ky duket se është edhe motivi i pengmarrjes së Ramos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA