U-21, Shqipëria mundet nga Rusia

10/11/2011 18:00

Kombëtarja shqiptare U-21 është mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 në ndeshjen kualifikuese të kampionatit europian për këtë grupmoshë, takim që u zhvillua në Durrës.

Shpresat kanë pësuar një gol në minutën e 74 dhe nuk kanë arritur të barazojnë rezultatin edhe pse kanë provuar deri në fund të ndryshojnë rezultatin.

Pas kësaj humbjeje, Shqipëria U-21 renditet në vendin e parafundit të grupit 6 të kualifikuesve të europianit me vetëm 3 pikë, të marra kundër Moldavisë.

Rusia shkëputet në krye të grupit me 12 pikë, duke lënë pas Poloninë me 7 pikë, Portugalinë me 4 pikë, Shqipërinë me 3 pikë dhe Moldavinë me 0 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA