Vonesa në seancën stërvitore të radhës për 5 futbollistë të kombëtares së Kilit, u ka kushtuar këtyre të fundit pezullimin nga dy ndeshjet e radhës për fushatën eliminatore të botërorit.
Por jo zyrtarisht, motivi për dënimin e tyre, sipas fjalëve jashtë kamerave të trajnerit Borgi, i atribuohet alkoolit të tepërt që 5 futbollistët kishin konsumuar, pak minuta para se të vinin në qendrën e kombëtares.
“Ata ishin në kushte të papranueshme për t’u quajtur atletë profesionistë. Nuk e di se cfarë kishin pirë, por nuk më mbeti zgjidhje tjetër përvecse t’i përzë”, tha trajneri Borgi.
Futbollistët mëkatarë janë mesfushori i Juventusit, Vidal, Valdivia, Bosezhur, Hara dhe Karmona. Ata kanë marrë avionët për t’u rikthyer në klubet respektive dhe trajneri i Kilit ka gjetur menjëherë zëvendësuesit për ndeshjet kualifikuese ndaj Uruguajit dhe Paraguajit.
Sipas mediave kiliane, 5 futbollistët kishin marrë pjesë në një ceremoni pagëzimi dhe më pas thyen rregullat duke mos u kthyer në kohë, në grumbullimin e ekipit.
Top Channel