“Kryeministri i Greqisë, Jorgo Papandreu është një i cmendur që vuan nga depresioni”.

Janë këto fjalët e ashpra që presidenti francez Nicolas Sarkozy tha gjatë bisedës “private” me homologun amerikan Barack Obama në Kanë, teksa zhvillohej samiti i G20-ës.

Deklarata e shefit të pallatit Elize është publikuar nga e përditshmja “Le Parisien”, e cila ka nxjerrë në dritë të tjera detaje mbi bisedën e dëgjuar aksidentalisht nga gazetarët.

Fjalët e rënda në adresë të kryeministrit grek vijnë pas atyre të publikuara të martën për kryeministrin izraelit Netanyahu, të cilin Sarkozy e quante një “gënjeshtar”.

Sipas “Le Parisien”, gjatë takimit, Sarkozy dhe Obama kanë folur gjatë për kryeministrin grek, duke thënë se kishte bërë “një gabim të madh” me njoftimin për referendum mbi planin e ndihmave.

Por nuk mbaron me kaq. Sipas së përjavshmes satirike “Le Canard Enchaine”, Sarkozy është shfryrë mbi Papandreun edhe me ministrat e tij, pas samitit të Kanës.

“Ai nuk e can kokën për asgjë, është një budalla i dreqit. Na prishi G20-ën. Në Bruksel na tha se pranonte planin evropian, pastaj propozoi referendumin pa folur me ne. Kjo është një thikë pas shpine. Një skandal absolut”, ka thënë Sarkozy.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA