Rusia: Bllokojmë sanksionet ndaj Iranit

09/11/2011 15:10

Rusia ka hedhur poshtë mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Iranit, pavarësisht një raportimi të OKB-së që konfirmoi zhvillimin e programeve bërthamore me qëllim ushtarak.

Zëvendësministri i Jashtëm, Gennady Gatilov, deklaroi të mërkurën në Agjensinë e Lajmeve “Interfax” se shtimi i sanksioneve do të mund të interpretohej si një ndërhyrje në punët e brendshme të Iranit. Shtetet e Bashkuara dhe Franca kishin paralajmëruar të martën se do të kërkojnë masa të reja shtrënguese ndaj Teheranit, për ta detyruar që të heqë dorë nga programi i tij bërthamor me mjete paqësore.

Irani është rikthyer papritmas në qendër të vëmendjes, një javë pasi Presidenti i Izraelit, Simon Peres, theksoi se një ndërhyrje ushtarake është e mundur, për të frenuar ambiciet bërthamore të shtetit të madh arab.

”Masat e reja shtrënguese ndaj Iranit do të shiheshin nga komuniteti ndërkombëtar si mënyra për të forcuar një ndryshim regjimi në Iran. Rusia nuk ka përkrahur asnjëherë ndërhyrjen në çështjet e brendshme të një shteti dhe do të vazhdojë të mbajë këtë qëndrim edhe në këtë rast”, deklaroi Gatilov. “Ideja e sanksioneve është e papranueshme për ne dhe nuk do t’i marrin në konsideratë këto propozime”.


Agjensia Ndërkombëtare Bërthamore
informoi të martën se nga inspektimet në Iran janë gjetur programe kompiuterike, të cilat nuk duhet të ndodheshin nëse Teherani do të kishte si qëllim të vetëm zhvillimin e energjisë bërthamore për arsye civile.

Rusia ka në dorë të bllokojë sanskionet, duke votuar kundër në Këshillimin e Sigurimit të OKB-së, ku Moska ka një prej pesë votave që vendosin veto. Në tetor, Rusia dhe Kina bllokuan së bashku një rezolutë për sanksione të mëtejshme ndaj Sirisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA