Samir Nasri nuk do të luajë në ndeshjet miqësore me SHBA dhe Belgjikën në 11 dhe 15 nëntor. Lajmi konfirmohet nga Federata Franceze e Futbollit nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen e saj të internetit.
Mesfushori i Mançester Sitit ka pësuar një dëmtim në gju dhe për këtë arsye ai nuk u grumbullua nga trajneri i përfaqësueses franceze Loran Blank.
Por Nasri nuk është i vetmi që shqetëson teknikun e ‘Bluve’. Kanë shfaqur probleme shëndetësiore edhe mesfushori i Njukasëll, Johan Kabajè, sulmuesi i Olimpikut të Marsejës, Loik Remì si dhe Florent Maludá i Çelsit.
‘Do të studiojmë me kujdes situatën në skuadër dhe më pas do të shohim nëse do të na duhet të thërras futbollistë të tjerë”, deklaroi Loran Blank.
Më pas trajneri francez konfirmoi praninë edhe të Erik Abidal i cili do të bashkohet me skuadrën franceze vetëm ditën e enjte. Blank theksoi se gjithsesi, Abidal nuk do të luajë ndeshjen e së premtes ndaj SHBA.
Franca ka edhe një tjetër ndeshje miqësore për të zhvilluar, atë me Gjermaninë në muajin shkurt në Bremen.
Top Channel