Ish-selia e shkollës politike për formimin e klasës drejtuese komuniste në periudhën jugosllave, në Kumrovec të Kroacisë, do t’i jepet kishës.
Fshati Kumrovec është i njohur edhe si vendlindja e marshallit Josip Broz Tito dhe objekti do t’i jepet kishës si shpërblim për konfiskimet e bëra pas vitit 1945.
Mes strukturave që do t’i kalojnë kishës është edhe një tjetër shkollë, që ndodhet fare pranë shtëpisë ku lindi ish-president i Jugosllavisë socialiste.
Në fillim të muajit, një bashkëpunëtor i tij u arrestua nga policia kroate për rolin në spastrimet e ndodhura pak pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
89-vjecari Josip Boljakovac dyshohet se ka organizuar ekzekutimin e qindra ushtarëve dhe simpatizantëve fashistë në vitet 1945-46.
I moshuari u vu nën pranga ndërsa ishte në shtëpinë e tij në Karlovac, qytet në Kroacinë qëndrore. Ai u bë ministri i parë i Brendshëm pas shpalljes së pavarësisë së Kroacisë në vitin 1991.
Top Channel