Ibrahimovic: Ja si i rrihja shokët e skuadrës

09/11/2011 16:25

Zlatan Ibrahimovic rikthehehet të befasojë në autobiografinë e tij, një pjesë e re e së cilës u publikua gjatë ditës së mërkurë në mediat italiane.

Suedezi duket se i ka kushtuar një kapitull raporteve të vështira që ka patur me futbollistët e tjerë me të cilët ka luajtur, ndërsa përshkuan se si ka rrahur disa prej shokëve të skuadrës.

”Tek Juventusi nuk shkoja mirë me Zebinan dhe kështu që gjeta një preteks dhe u zumë. E godita i pari me grusht dhe ai përfundoi menjëherë në tokë. Të tjerët na ndanë dhe më pas nuk ndodhi asgjë”, rrëfen Ibrahimovic, që me transferimin e tij tek Milani, ka gjetur kundërshtarë shumë më të fortë për boks. “Jam zënë me Onyewun, por ai ishte një kafshë e vërtetë. Mund ta godisje sa të doje, por ai nuk do të përfundonte asnjëherë në tokë”.

Ndërkohë, në një deklaratë të dhënë paralelisht, Ibrahimovic mbron ish-drejtuesin e Juventusit, Moggi, të dënuar me pesë vjet e katër muaj heqje lirie, për shkak të pjesëmarrjes së tij në skandalin e fiksimit të ndeshjeve, të bërë të njohur me emrin “Calciopoli”.

”Një njeri i mirë dhe që është sjellë gjithmonë mirë me mua. Mendoj se gjithka ka qenë e orkestruar dhe që ai është dënuar vetëm sepse ishte më i miri nga të gjithë në punën që bënte”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA