Ljuis Hamilton nuk e fsheh optimizmin për dy garat e fundit të Botërorit të Formula 1. Këtë fundjavë do të garohet në pistën Jas Marina të Abu Dabi ku synimi kryesor i pilotit të Meklaren është që të kaloje i pari vijen e finishit.
‘Në Jas Marina kam kujtime shumë të këndshme. Në 2009, garën këtu e nisa nga pole position dhe e ruajta vendin e parë deri në momentin kur pata probleme me frenat. Në 2010 u rendita në vendin e dytë, por realizova xhiron më të shpejtë. Këtë vit do të kërkojmë që të fitojmë me cdo kusht”, deklaroi Hamilton.
Hamilton theksoi gjithashtu se pista e Abu Dhabit është e përshtatshme për Meklarenin dhe kjo është një arsye më shumë për të qenë optimist.
‘Në Abu Dabi do të kërkojmë të marrim maksimumin sidomos nga sistemi DRS dhe KERS, të cilat janë shumë efikase për Meklarenin. Red Bull dhe Fetel fituan titujt, por unë jam i vendosur të mbyll këtë sezon me fitore. Këtë vit kam arritur të dal i pari në 2 gara dhe fitorja në ato që kanë mbetur do të jenë një shpërblim i punës së madhe të bërë tek Meklareni”, vijoi Hamilton.
Top Channel