Edhe një takim i fundit i udhëheqjes së lartë greke, midis presidentit Papulias, kryeminsitrit në ikje Papandreu dhe udhëheësit të opozitës, Samaras është mbyllur pa pasur asnjë marrëveshje konkrete në lidhje me emrin e drejtuesit të qeverisë së re të unitetit kombetar që pritet të krijohet.

Më herët Jorgos Papandreu i është drejtuar popullit grek me anë të një mesazh televiziv  në pasditen e së mërkurës për herë të fundit si kryeministër i Greqisë. 

Ai ka falenderuar gjithë qytetarët për sakrificën që kanë bërë dhe që po bëjnë. Më pas ka përshkruar përpjekjet e vështira të qeverisë që ai drejtoi për dy vjet në kushte që asnjë shtet në Europë nuk i kishte provuar.

“Duhet të bashkëpunonim që në fillim, nuk e bëmë atëherë por po e bëjmë tani. Sot megjithë bindjet që kemi, duhet t’i lëmë menjanë mendësitë, ato cka na ndajnë dhe të fillojmë një përpjekje të re, drejt një epoke të re. Kemi një detyrë të vështirë dhe të domosdoshme, duhet të ratifikojmë marrëveshjen e 26 tetorit në Bruksel. Qeveria e re do të ketë një hartë rruge të përcaktuar, lëvrimin e këstit të 6, ratifikimin e marrëveshjes së memorandumit të BE-së, që na siguron 130 mld euro, të fillojnë negocitat për reduktimin e borxhit. Në këtë mënyrë cojmë një mesazh tek partnerët tanë europianë se dimë të bashkëpunojmë. Për emrin e kryeministrit kam vendosur vetëm duke pasur parasysh të mirën e vendit. Dua të ndryshojë mendësia e njerëzve, të ndryshojë vendi”, tha ndër të tjera Papandreu.

Pasi të vërtetojë se qeveria e re për të cilën kanë rënë dakord dy partitë e mëdha, do të sigurojë mbështetjen e tyre edhe në parlament, Papulias do të pranojë dorëheqjen e Papandreut dhe do të japë urdhër kryeministrit të ri, që sipas informacioneve të fundit është kryeparlamentari grek, Filipos Petsalnikos, të formojë qeverinë e re.

Betimi i qeverisë së re pritet të bëhet ditën e enjte dhe më pas ajo do të marrë votëbesimin në parlament.

Politikanët grekë kanë qenë në një presion të madh dhe të vazhdueshëm nga opinionin publik dhe partnerët europianë për t’i dhënë fund pasigurisë politike në vend.

Në samitin e Eurogrupit u kërkua, në formën e garancisë me shkrim, angazhimi i tyre se qeveria e re do të zbatojë reformat dhe do të nënshkruajë marrëveshjen e samitit të 26 tetorit për Greqinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA