Trajneri i përfaqësueses së Bosnje-Hercegovinës, Safet Susic, është shprehur optimist para 2 ndeshjeve të play-off-it për Euro 2012 ndaj Portugalisë.
“Nuk e kam zakon të flas mbi mundësitë që kemi për tu kualifikuar, por mund të them se jam optimist që në momentin kur mora vesh se Portugalia do të ishte kundërshtari ynë”, tha trajneri i Bosnjes.
“Nuk kemi humbur në 6 ndeshjet e fundit dhe kemi pësuar vetëm një gol me 11-metërsh. Këto fakte më bëjnë optimist”, shtoi Susic.
Bosnje-Hercegovina dhe Portugalia do të luajnë ndeshjen e parë në datën 11 nëntor në Zenica dhe ndeshjen e kthimit në 15 nëntor, në Lisbonë. Të dy këto ekipe janë përballur edhe në play-off-in e botërorit 2010 dhe në atë rast luzitanët fituan të dyja ndeshjet me rezultatin 1-0.
Top Channel