Pavarësisht kritikave nga subjektet politike opozitare, të cilat janë bërë që nga fillimi indërtimit të autostradës Vërmicë-Merdarë, për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci, kjo fundjavë do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin, meqë do të inaugurohen 38 kilometrat e para.

Sipas tij, ndërtimi i seksioneve të tjera do të vazhdojë edhe më 2012, për çfarë janë ndarë rreth 300 milionë euro nga buxheti dhe gjithcka po shkon sipas agjendës së qeverisë.

“Ndërsa do të vazhdojë gjithashtu ndërtimi i autostradës edhe në seksionet tjera. Për vitin tjetër, nga buxheti i Kosovës janë ndarë edhe 296 milionë euro që të vazhdojë ndÄ—rtimi i autostradës Vërmicë në drejtim të Prishtinës. Pra, gjithçka është duke shkuar sipas axhendës që kemi”, ka deklaruar Thaci.

Gjatë seancës së të martës në Kuvendin e Kosovës, ku u diskutua për Raportin e Progresit, kryeministri Thaçi ka ftuar të gjithë deputetët që të bëhen pjesë e ceremonisë inauguruese të kësaj pjese të autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë.

Me ndërtimin e këtyre kilometrave, qytetarët do të kenë mundësi të arrijnë deri në pikën kufitare me Shqipërinë, pa hyrë nëpër rrugët lokale të komunës së Suharekës dhe Prizrenit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA